Të burgosurit që morën kontrollin e burgut, lirojnë 57 pengjet pas qëndresës 24-orëshe në Ekuador (fotot)

02/09/2023 21:52

Anëtarë bandash që morën kontrollin e gjashtë burgjeve ku mbaheshin në Ekuador, kanë liruar sot më shumë se 50 gardianët që mbanin peng pas një situate të pabesueshme pengmarrjeje prej 24 orësh.

57 të liruarit ishin kthyer të palënduar pas kryengritjes së burgjeve, e cila ishte drejtuar nga grupet kriminale në kundërpërgjigje të disa bastisjeve të policisë dhe ushtrisë ditët e fundit në qelitë e burgjeve.

“Kemi marrë të gjitha masat tashmë në sistemin e burgjeve, prandaj dhe lindën reagimet e dhunshme nga organizatat kriminale që tentuan të intimidojnë shtetin,” u shpreh presidenti Guillermo Lasso dje në lidhje me zhvillimet.

Në burgun e Latacunga, 80 km në jug të kryeqyteti Quito, policia tha se kishte gjetur dhjetra thika dhe jelekë anti-plumb gjatë një bastisjeje, sipas të përditshmes El Comentario.

Të burgosur të rinj në Virgilio Guerrero ishin mes shkaktarëve të kryengritjes që dëmtoi rëndë institucionin prej sulmeve me zjarrvënie, thanë autoritetet.

Një shpërthim depozite gazi me dinamit ishte përdorur në një urë në provincën Napo pranë  Amazonës se Ekuadorit, thanë mediat.

Zhvillimet vijnë dy muaj para se Ekuadori të zgjedhë presidentin e ri, shkruan e përditshmja britanike The Independent.

FOTO GALERI
1/3
57 të liruarit ishin kthyer të palënduar pas kryengritjes së burgjeve, e cila ishte drejtuar nga grupet kriminale në kundërpërgjigje të disa bastisjeve të policisë dhe ushtrisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA