Dy kinezë mes katër të vrarëve në sulmin ndaj transportuesve të arit në fushat e R.D. Kongo (fotot)

02/09/2023 21:26

Provinca jugore Kivu ka qenë skenë e disa sulmeve të armatosura mes vendasve dhe kompanive minerare kineze që gërmojnë për flori në Republikën Demokratike të Kongos.

Sot dy shtetas kinezë dhe dy të tjerë u vranë në një sulm ndaj zyrtarëve që transportonin floririn nga galeritë e provincës.

Karvani me katër automjete i grupit TSM Mining transportonte floririn e nxjerrë nga impjantet në lumin Kimbi drejt provincës Kivu.

Sulmuesit raportohet se morën “pakot me flori bruto dhe u larguan drejt xhunglës”, tha zyrtari sigurisë së Fizi, Sammy Badibanga Kalondji.

Dy të vrarët e tjerë ishin një ushtarak shoqërues dhe një shofer, të dy vendas nga Kongo.

Kalondji shtoi se tre persona të tjerë u plagosën në sulm – një punonjës minerar kinez, një tjetër ushtar dhe një punonjës miniere.

Ai shtoi se sulmuesit ishin nga rajoni fqinjë Maniema, pa shpjeguar burimin e informacionit.

Kina është një investitor madhor në R. D. Kongo dhe dominon industrinë fitimprurëse të minierave aty.

Rajoni i Kivu ka qenë skena e disa sulmeve ku grupet e armatosura vendase kanë shfaqur prej kohësh tensione ndaj firmave minerare kineze.

FOTO GALERI
1/3
Minierat e huaja te arit jane shpesh objekt kritikash per kushtet mizore pune ne Kongo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA