Temperaturat deri në 34 gradë! Si do jetë parashikimi i motit për sot
01/09/2023 08:01
Dita e premte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.
Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
-Në zonat malore 16 deri 27°C
-Në zonat e ulëta 18 deri 32°C
-Në zonat bregdetare 19 deri 34°C
Top Channel