Lojtari i RCD Espanyol, Keidi Bare është thirrur nga kombëtarja shqiptare për të luajtur në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, konfimron faqja zyrtare e klubit spanjoll.
Mesfushori është thirrur për të luajtur kundër Republikës Çeke dhe Polonisë
Shqipëria do të përballet me Çekinë të mërkurën në 7 në 20:45 dhe Poloninë të dielën 10 në të njëjtën orë.
I lindur në Fier, Bare e ka nisur duke luajtur me të gjitha ekipet e moshave, të ekipit Apolonia, përfshirë edhe ekipin nën-19, me të cilën luajti 18 ndeshje dhe shënoi 4 gola në sezonin 2013–2014.
Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 6 nëntor 2013 në fitoren në transfertë të Apolonisë ndaj Pogradecit, duke u aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë.
Në dhjetor 2013, ai shkoi në provë te klubi spanjoll Atlético Madrid. Në 2018 ai u transferua të ekipi Malaga CF. Aktualisht është me ekipin Espanyol ku dhe sezonin e kaluar është shpallur dhe lojtari më i mirë i ekipit.
Top Channel