Shorti i Conference League, çfarë kanë “peshkuar” skuadrat e futbollistëve shqiptarë

01/09/2023 15:50

Conference League pritet që të dhurojë një tjetër edicion emocionues, duke nisur nga faza e grupeve.  

Në Monako u përcaktuan dhe grupet e edicionit të ri. Në grupin A francezët e Lille do të luajnë me sllovakët e Slovan Bratislava, kampionët e Ishujve Faroe, Klaksvik dhe me sllovenët e Olimpija Ljubjana, ku luan dhe ish-lojtari i Egnatias Redi Kasa.

Në grupin B, belgët e Gent u shortuan me izraelitët e Macabi tel Aviv, ukrainasit e Zorias dhe kampionët islandez të Breidablik, që eliminuan Strugën në play-off. Club Brugge u vendos në grupin D së bashku me norvegjezët e Bodo Glimt, zviceranët e Luganos dhe turqit e Besiktas, të cilët në rrugën e tyre kaluan Tiranën në turin e dytë të kualifikueseve.

Grupi E mund të konsiderohet më i froti, holandezët e AZ Alkmaar që u vendosën së bashku me anglezët e Aston Villas. Në të njëjtin grup ndodhen edhe boshnjakët e Zrinjskit si dhe polakët e Legia, ku luan futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Ernest Muçi dhe ish-lojtari i Tiranës Jurgen Çelhaka.

Italianët e Fiorentinës do të luajnë në grupin F me hungarezët e Ferencvaros, belgët e Genk dhe serbët e Çukaricckit. Në grupin G u pozicionuan gjermanët e Eintracht Frankfurt së bashku me grekët e PAOK, finlandezët e Helsinkit dhe danezët e Aberdeen.

Në grupin e fundi, turqit e Fenerbahches do të matin forcat me bullgarët e Ludogorets si dhe Spartak Trnavan nga Sllovakia dhe danezët e Nordsjælland. Dy skuadrat e re nditura të para në secilin grup kalojnë më tej në raundin me eliminim direkt./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA