Janë evidentuar dhe goditur 3 raste të paligjshme në degën Doganore Bllatë.

Një 49-vjeçar S.K, është vënë nën hetim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar një shumë parash, me qëllim lejimin e kalimit  të fëmijës së tij të mitur.

Një 24 vjeç A.Gj po ndiqet penalisht, ku pasi kanë ushtruar kontroll në automjetin që drejtohej prej tij, i kanë gjetur të fshehura mallra të ndryshëm,  të cilat 24-vjeçari, tentoi t’i kalonte kontrabandë. Gjithashtu edhe një 38 vjeç A.N. vihet nën hetim pasi është konstatuar duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA