Presidenti i rrëzuar i Gabonit zotëron dhjetra prona luksoze në qendër të Parisit (fotot)

01/09/2023 19:34

Gjenerali që rrëzoi presidentin e vjeter të Gabonit, Ali Bongo bën betimin të hënën si lideri përkohshëm, ndërsa mediat vijojnë të publikojnë pronat dhe pasuritë që dinastia 55-vjeçare e Ali Bongo ka akumuluar gjatë dekadave.

Rrjeti francez AFP publikonte imazhe të vilave, ndërtesave dhe apartamenteve që familja presidenciale e Gabonit zotëron në zonat qendrore të Parisit si Arrondissement 7, 8, e 16.

Vendi afrikano-perëndimor është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Afrikë dhe ka rreth 90% të sipërfaqes të mbuluar me pyje, por njerëzit jetojnë në varfëri prej korrupsionit e keqmenaxhimit.

Pas ndryshimit të pushtetit, krerët ushtarakë kanë thënë se do të respektojnë detyrimet brenda dhe jashtë vendit deri në kryerjen e zgjedhjeve të reja.

Grusht shteti është dënuar nga Unioni i Vendeve Afrikane që ka kërkuar përjashtimin e Gabonit “deri në kthimin e rendit kushtetues në vend”.

Grusht shteti erdhi pak pasi komisioni zgjedhor i Gabonit tha se Bongo kishte fituar përsëri zgjedhjet e javës së shkuar me dy të tretat e votës, të cilat opozita i denoncoi si thellësisht të manipuluara.

Edhe zgjedhjet e mëparshme të fituara nga Bongo ishin njollosur nga akuzat e manipulimeve, ndërsa kësaj here ndryshime të dyshimta ishin bërë në fletët e votimit disa javë para ditës së zgjedhjeve.

Pesë vende të tjera në Afrikë — Mali, Guinea, Sudani, Burkina Faso e Niger – kanë rrëzuar liderët e tyre të vjetër me grusht shteti ushtarak dy vitet e fundit.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA