Pas dështimit të misionit në Hënë, helmohet dhe vdes shkencëtari kryesor rus i hapësirës

01/09/2023 14:31

Një nga shkencëtarët kryesorë të hapësirës ruse ka vdekur pasi dyshohet se u helmua me kërpudha.

Profesor Vitaly Melnikov, ishte kreu i departamentit të raketave dhe sistemeve hapësinore në RSC Energia, prodhuesi kryesor i anijeve kozmike në Moskë. 77-vjeçari po luftonte me jetën në spital për më shumë se dy javë, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Kërpudhat helmuese dyshohet se janë shkaku i vdekjes së tij, sipas një versioni paraprak, siç raportohet nga gazeta e lajmeve Moskovskij Komsomolets, me bazë në kryeqytetin rus. Megjithatë, rrethanat se si ai dyshohet se u helmua nuk janë zbuluar.

RSC Energia është kompania më e madhe e këtij lloji në Rusi dhe biznesi kryesor i vendit në industrinë hapësinore. Ai është përgjegjës për të gjitha operacionet që përfshijnë fluturimin njerëzor në hapësirë dhe drejton zhvillimet ruse për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.  Melnikov kishte punuar gjithashtu si hulumtues kryesor në TsNIIMASH, një divizion i Roscosmos, agjencia ruse e hapësirës.

Ai ishte autor i 291 artikujve shkencorë dhe u konsiderua ndër shkencëtarët më të respektuar të hapësirës, pasi ka punuar gjithashtu me kolegë në NASA dhe si profesor në Universitetin e Miqësisë së Popujve të Rusisë.

Vjen vetëm disa javë pasi ëndrrat e Putinit u thyen, kur një anije kozmike ruse e dërguar për të eksploruar hënën në sipërfaqen e saj, humbi kontrollin dhe u rrëzua.

Vdekja e Melnikov është një nga shumë në një varg të gjatë figurash të larta ruse që kanë vdekur në mënyrë misterioze ose të dyshimtë, që kur presidenti Vladimir Putin filloi për herë të parë luftën e tij kundër Ukrainës.

Javët e fundit, një gjeneral rus, i cili dinte “sekretet” e pallatit 1 miliardë paund të diktatorit, vdiq papritur në burg, pikërisht në momentin që u kualifikua për lirim me kusht, ndërsa një shef ushtarak që udhëhoqi për një kohë të shkurtër pushtimin në Ukrainë, u gjet i vdekur gjithashtu në moshën 58-vjeçare.

Në fillim të këtij viti, deputeti multi-milioner rus, Nikolay Bortsov, 77 vjeç, i cili kishte lidhje me Mbretërinë e Bashkuar, u gjet i vdekur në mënyrë misterioze në të njëjtën ditë me kolegun e tij politikan Dzhasharbek Uzdenov, 56 vjeç.

Shumë nga vdekjet e atyre që janë të lidhur me Putinin, kanë ardhur në rrethana të çuditshme, duke përfshirë rëniet nga dritaret, të shtënat e rastësishme, rrëzimet e helikopterëve dhe ‘vetëvrasjet’ misterioze.

Një oligark rus madje vdiq vitin e kaluar pasi i dhanë atij helm zhabe, por shkaku i vdekjes së tij u regjistrua si një atak në zemër.

Ndoshta më e rëndësishmja, udhëheqësi mercenar i forcës paraushtarake të Grupit wagner, Yevgeny Prigozhin, 62 vjeç, ishte një nga 10 personat e vrarë në një aksident avioni, së bashku me krahun e tij të djathtë dhe bashkëthemeluesin Dmitry Utkin, 53 vjeç.

Sidoqoftë, teoritë e konspiracionit janë të përhapura se Prigozhin nuk ishte në avion.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA