Pacientja me veshje spitali arratiset duke vjedhur ambulancën në Florida, SHBA (fotot)

01/09/2023 17:46

Pacientja e një spitali në Florida, ende me veshjet mjekesore të institucionit, është arrestuar dje nga policia pasi vodhi një ambublancë dhe me te u largua nga spitali.

25 vjeçarja Marquisa Allen nga Miami, i largohej policëve në ambulancën e vjedhur duke shkaktuar një ndjekje absurde policore, pasi vendosi të merrte drejtimin e mabulancës së lënë vetëm në oborrin e spitalit.

E reja kishte gjetur rastin teksa po qëndronte në oborrin e spitalit dhe personeli po sillnin një të sëmurë brenda.

Allen mori drejtimin e mjetit por nuk mori parasysh që ambulanca ishte pajisur me gjurmues  GPS që i tregonte oficerëve vendndodhjen e saj në çdo moment, njoftonin më pas autoritetet.

Ajo u gjurmua dhe u ndalua më pas e bllokuar në trafik në autostradën Florida Turnpike.

Allen raportohet se me pas kishte dalë nga mjeti dhe ia kishte mbathur edhe pse nuk kishte këpucë, por ishte kapur nga oficerët e patrullës rrugore.

Në disa foto të publikuar të arrestimit ajo shihet e ulur në anë të rrugës e veshur ende me pelerinën e spitalit dhe me çorapet blu.

Sipas një zëdhënesi të policisë, Allen nuk po mbahej me detyrim në spital dhe ishte e lirë të largohej para se të merrte peng ambulancën.

Zyrtarët nuk treguan arsyen përse vajza ishte shtruar në spital por thanë vetëm se institucioni nuk kishte repart për sëmundjet mendore apo probleme të sjelljes.

Vajza është akuzuar për deklaratë të rreme në polici, drejtim i një automjeti pa patentë dhe rezistim ndaj arrestit pa dhunë, ndërsa zyrtaret shtonin se të tjera akuza mund të listohen pas hetimeve.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët nuk treguan arsyen përse vajza ishte shtruar në spital por thanë vetëm se institucioni nuk kishte repart për sëmundjet mendore apo probleme të sjelljes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA