Nis shpërndarja e teksteve falas, Edi Rama: Një mbështetje e qeverisë për të pajisur nxënësit me dije

01/09/2023 08:30

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se ka nisur shpërndarja e teksteve falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

“Mirëmëngjesi dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA