I shpallur në kërkim pasi transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Tiranë 31-vjeçari

01/09/2023 14:55

Një  31-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë është vënë në pranga.

Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, u bë kapja e Edison Ismaili, banues në Tiranë.

Ismaili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në vitin 2019, në Pogradec, ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brigde”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA