Këtë të premte, në Monte Carlo, u hodh shorti i fazës së grupeve të Europa League.
Dy janë grupet me të “zjarrta”: A dhe B. Në Grupin A, West Hami, fitues në fuqi i Conference League, është i shkurtuar me Olimpiakosin dhe Freiburgun në Grupin A, që plotësohet nga TSC Bačka Topola.
Në Grupin B ka një luftë të fortë për dy vend e para mes Ajaxit, Marsejës dhe Brihgtonit, por nuk duhet nënvlerësuar as AEK-u i Athinës.
Qarabagu, ku luan Redon Xhixha është në Grupin H me Leverkusenin, Molden dhe Hacken.
Sportingu i Lisbonës është rivali më i fortë i Atalanatës së Gjimshitit në Grupin D, ndërsa Sparta e Pragës, ku luan Qazim Laçi, si rivalë Rangers, Betisin dhe Aris Limassolin.
Grupi A: West Ham, Olympiacos, Freiburg, TSC Bačka Topola
Grupi B: Ajax, Marseille, Brighton, AEK Athens
Grupi C: Rangers, Real Betis, Sparta Prague, Aris Limassol
Grupi D: Atalanta, Sporting CP, Sturm, Raków
Grupi E: Liverpool, LASK, Union SG, Toulouse
Grupi F: Villarreal, Rennes, M. Haifa, Panathinaikos
Grupi G: Roma, Slavia Prague, Sheriff, Servette
Grupi H: Leverkusen, Qarabağ, Molde, Häcken
Top Channel