Ballkani shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League, teksa pasditen e sotme u njoh edhe me kundërshtarët.
Kështu shorti i ka vendosur kampionët e Kosovës në grupin C, aty ku do të përballen me skuadra si si Dinamo e Zagrebit, Astana dhe Viktoria Plzen, kundërshtarë që në letër nuk duken të pakalueshëm…
Në letër, skuadra e Dinamos së Zagrebit është më e forta, megjithatë Ilir Daja e ka mposhtur dhe eliminuar disa herë, kur drejtonte Skënderbeun. Çekët e Viktoria Plzen janë të fortë vetëm në letër, por Drita në eliminatore i vuri në vështirësi dhe tregoi se nuk janë të pakalueshëm, teksa e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Astanën, që u kualifikua ndaj Partizanit me rezultatin e përgjithshëm 2-1./ superport
Top Channel