Gjashtëmbëdhjetë burra e dy gra janë vrarë me armë nga policia e Afrikës së Jugut, e cila tha se ishin anëtarë të një bande grabitësish që i rezistuan arrestit në një rajon të largët verior.
Lajmet për ngjarjen janë ende të pakonfirmuara por autoritetet thanë se një oficer ishte plagosur, kur policia ishte afruar në ndërtesën ku grupi vepronte dhe kishte hapur zjarr ndaj tyre.
Zyrtarët thanë se policia ktheu zjarrin duke vrarë 18 të dyshuarit në vendnoddhje, megjithë akuzat e grupeve të të drejtave për ekzekutim kolektiv jashtëgjyqësor të personave në ngjarje.
Police se masakra ndodhi në qytezën e veçuar Makhado të provincës veriore Limpopo.
Zyrtaret shtonin se banda dyshohej për grabitje makinash dhe bankash, dhe se ishte vënë nën mbikqyrje prej disa ditësh.
Zëdhënsja e policisë Athlenda Mathe tha se vendngjarje ishin gjetur më pas shtatë armë automatike dhe 10 automjete, disa prej të cilave makina sportive të performancës së lartë.
Ata shtonin se banda kishte kryer grabitje të profilit të lartë të transportit të vlerave, shpeshherë të dhunshme dhe me armatime të rënda.
Policia tha se banda dyshohet për grabitje të dhunshme të vlerave në lëvizje në tre provinca të vendit.
Vrasjet vijnë vetëm dy ditë pas masakrës së zjarrit që vrau të paktën 74 njerëz të varfër në një ndërtesë të braktisur në periferi të Johannesburg, para agimit të së enjtes.
Top Channel