Tre persona janë arrestuar në Tiranë, nën dyshimin se shpërndanin lëndë narkotike kokainë.

Në rrugën “Vangjush Furrxhi”, në makinën që drejtohej nga Genis Mustafa dhe ku pasagjer ishin Robert Domi dhe Andrea Dema, policia gjeti një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 52 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë dhe më pas disa rrjete shpërndarësish, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.

Ndaj tyre ka nisur hetimi, ndërsa përveç lëndës narkotike, janë sekuestruar katër aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

Top Channel