Shiu përmbyt akset rrugore dhe sheshet në qytetin e Shkodrës
31/08/2023 08:14
Mbrëmjen e djeshme reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjen e disa akseve rrugore dhe shesheve në qendër të qytetit të Shkodrës.
Për disa minuta, intensiteti i shiut ka qenë aq i lartë, sa kolektorët shkarkues e kanë patur të pamundur të përballojnë nivelin e madh të ujit.
Në këto kushte, lëvizja e qytetareve ishte e vështirë.
Top Channel