Një funeral “i blinduar” për bashkëthemeluesin neo-nazist të Grupit Wagner u mbajt sot.
Dmitry Utkin vdiq në përplasjen e avionit që vrau Yevgeny Prigozhin dhe u varros në një varrezë në Mytishchi në periferi të Moskës.
Një autobus me anëtarë të milicisë së ekstremit të djathtë Rusich, që është e lidhur me Wagner, erdhi për të bërë nderimet e tyre, sipas kanalit Telegram “Kujdes, lajme”.
Utkin ishte një ish-oficer i inteligjencës ushtarake, shkronja e parë e emrit të të cilit i dha emrin forcës mercenare, Wagner.
Një burim i tha Reuters se ai ishte udhëheqësi i një kolone të armatosur të rebelëve të Wagner gjatë grushtit të shtetit të qershorit. Disa kanë akuzuar Kremlinin se qëndron pas rrëzimit të avionit, duke e parë atë si një akt hakmarrjeje për rebelimin – akuza që zyrtarët i kanë mohuar.
Top Channel