Kina ka këshilluar Indinë “të ruajë qetësinë” në lidhje me një hartë të re kufitare kineze për të cilën Delhi thotë se mund të ngrejë pretendime territoriale mes vendeve.
India ka protestuar pas publikimit nga Pekini të hartës së fundit te rajonit verilindor indian Arunachal Pradesh dhe ka kontestuar pretendimin e Kinës të rrafshnaltës Aksai Chin.
Pekini është kundërpërgjigjur duke këshilluar fqinjin të përmbahet me “mbi-interpretimin” e çështjes.
Mediat thonë se prej çështjes presidenti kinez Xi Jinping mund të mos vijë në takimin e muajit që vjen të G20 në Delhi.
Ministria e jashtme kineze ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në samitin e 9-10 shtatorit, shkruan rrjeti BBC.
Por burime bënë të ditur për agjencinë Reuters se Xi ka anuluar planet e tij prej debatit të hartave kufitare me Indinë.
Kontradiktat për hartën e re kineze të vitit 2023 vijnë disa ditë pasi kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti Xi u takuan së bashku në samitin e vendeve të BRICS në Afrikën e Jugut kësaj jave.
Burimi i tensioneve mes fqinjëve është një pjesë e kufirit të tyre 3,440km të gjatë përgjatë Himalajeve, që është i përcaktuar në mënyrë të paqartë dhe ka parë shpesh përplasje mes forcave kufitare.
Top Channel