Junta ushtarake në Niger i heq imunitetin diplomatik ambasadorit të Francës (fotot)

31/08/2023 17:57

Pas refuzimit të urdhrit për t’u larguar nga vendi, junta ushtarake që ka ardhur në pushtet në Niger ka njoftuar sot heqjen e imunitetit diplomatik të zyrtarit dhe ka urdhëruar dëbimin e tij nga vendi afrikano-perëndimor, njoftohet nga vendi.

Krerët e ushtrisë që larguan presidentin një muaj më parë, kishin kërkuar që ambasadori i ish-vendit kolonizues të largohej deri më 28 gusht.

Por qeveria franceze thotë se nuk e njeh qeverinë e puçistëve dhe vlerësonte ambasadorin për refuzimin e urdhrave të tyre.

Që prej përmbysjes së presidentit të vjetër të vendit Mohamed Bazoum, junta ka shfrytëzuar ndjesinë anti-franceze në vend për të shtuar mbështetjen e saj.

Pas njoftimit të grushtit njerëzit shiheshin duke brohoritur në bulevardet e kryeqytetit “Poshtë Franca” si dhe para bazës ushtarake franceze të qytetit.

France mban rreth 1,500 personel ushtarak në Niger që kryejnë operacione të përbashkëta me ushtrinë vendase kundër militantëve separatistë e islamikë.

Junta ka caktuar qeverinë e re dhe ka thënë se do të kthejë Nigerin në një sistem kushtetues qeveritar brenda tre viteve.

Presidenti i Niger, Mohamed Bazoum u largua me forcë nga posti në 26 korrik, në një vendim që është dënuar nga fqinjët afrikanë.

Por ambasadori francez Itte ka refuzuar kërkesën e liderëve të rinj të Niger.

Zhvillimi vjen teksa mijëra banorë të Niger kanë treguar mbështetje për grushtin e shtetit duke protestuar dje para një baze ushtarake franceze pranë kryeqytetit Niamey.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA