Tre të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me kokainë disa rrjete shpërndarësish në  kryeqytet.

Personat që shihni në fotot e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat janë autorët Andrea Dema, Genis Mustafa dhe Robert Domi.

Ata u ndaluan sot gjatë një operacioni policor. Në makinën me të cilën po udhëtonin, policia gjeti mbi një kilogram kokainë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë dhe më pas disa rrjete shpërndarësish, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.

Ndaj tyre ka nisur hetimi, ndërsa përveç lëndës narkotike, janë sekuestruar katër aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

 

FOTO GALERI
1/3
Andrea Dema

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA