Banka UBS ‘absorbon’ Credit Suisse dhe shkurton 3000 vende pune në Zvicër (fotot)

31/08/2023 19:33

Gjiganti bankar UBS tha sot se absorbimi plotë i bankës së vjetër Credit Suisse është i vetmi “opsion praktik dhe i mundshëm” edhe pse do të shkurtojë mijëra vende pune në Zvicër.

Banka e njohur zvicerjane u detyrua të pranojë blerjen prej $3.25 miliardë nga rivali saj vendor në mars për ta shpëtuar nga falimentimi, sipas raportimeve.

“Dy muaj e gjysmë pas blerjes së Credit Suisse ne po sjellin vlera për aksionerët me një nga operacionet më të mëdha të shkrirjes së kompanive,” tha kreu i UBS, Sergio Ermotti për mega marrëveshjen e kompletuar në qershor.

Ermotti pranoi se plani do të sjellë reduktime të paevitueshme të personelit të bankës.

Sipas tij integrimi i Credit Suisse do të sjellë rreth “1,000 shkurtime personeli”, ndërsa ristrukturimi i plotë “pritet të shkaktojë dhe 2,000 shkarkime të tjera të stafit në Zvicër në dy vitet e ardhshme”.

Ermotti tha se UBS do të japë mbështetje financiare dhe mundësi ritrajnimi për të prekurit nga shkurtimet e vendeve të punës.

Më pas me gazetarët ai shtoi se “në Zvicër ka një treg të favorshëm pune” dhe se “të prekurit do të mund të gjejnë të tjera punë”.

UBS ka deklaruar fitime prej $29.2 miliardë, që u zbehën disi nga blerja gjigante.

Ndërsa Credit Suisse kishte regjistruar $10.1 miliardë humbje në tremujorin e dytë të vitit.

FOTO GALERI
2/3
Më pas me gazetarët ai shtoi se “në Zvicër ka një treg të favorshëm pune” dhe se “të prekurit do të mund të gjejnë të tjera punë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA