U filmua nga pasagjeri duke përdorur telefonin, gjobitet shoferi i autobusit në Tiranë
30/08/2023 09:25
Një shofer autobusi është gjobitur nga policia në Tiranë për përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit.
Shoferi është filmuar nga një pasagjer dhe video ka rënë në dorën e policisë.
Ai u ndëshkua me masën administrative 15000 lekë, ku përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit është në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor.
Top Channel