Theu masën “arrest në shtëpi”, arrestohet një 37-vjeçar në Tiranë/ I gjendet kokainë dhe një pistoletë

30/08/2023 09:35

Një 37-vjeçar i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në Tiranë, është vënë në pranga.

37-vjeçari M. G. është ndaluar, në rrugën “Foto Xhavella”, dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi kokaine. Gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me kokainën dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA