Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit dhe herë pas herë do të shoqërohen me shtrëngata.

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, shiu do të vazhdojë sot gjatë ditës në Shkodër, Lezhë, DIbër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlora.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ndërkohë në qarkun e Durrësit reshjet do të jenë mesatare.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe të enjten, ndërsa temperaturat e ajrit do të variojnë nga 15 gradë në vlerat minimale deri në 30 gradë në vlerat maksimale. Shkodra, Lezha, Dibra, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Vlora do të jenë “nën pushtetin” e shiut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA