Një modele e njohur në rrjet për rutinat e stërvitjes dhe jetesës së shëndetshme ka vdekur papritur nga një atak kardiak i shumëfishtë, që e la në gjendje kome për gati një javë.
Influencuesja e Instagram, Larissa Borges ka vdekur dje në qytetin e saj Gramado në Brazil, pasi ishte shtruar prej disa ditësh në spital nga një atak i pashpjeguar kardiak.
Familja e saj tregon se reja ishte shtruar në spital më 20 gusht nga problemet me zemrën, por instruktorja e edukimit fizik nuk e mori veten më kurrë.
Larissa kishte më shumë se 30,000 ndjekës online, me të cilët shpërndante këshilla të qëndrimit në formë, dhe imazhe të udhëtimeve apo rutinave të stërvitjes.
Tre ditë para se të shtrohej në spital Larissa – e cila vinte nga Brasília – kishte shpërndarë një foto nga Gramado me veshje me forma kuadratesh.
Në të tjera foto para arrestit kardiak që i mori jetën, ajo pozonte me kostume elegante duke treguar për vizitat e saj në qytet.
Por pas shtrimit në spital të afërmit ishin ata që shpërndanin të dhëna për gjendjen e saj, teksa fansat i dërgonin urimet për shërim të shpejtë.
Dje erdhi lajmi tragjik se Larissa kishte vdekur, pasi “kishte luftuar me kurajo” për jetën e saj.
Familjarët kanë ngritur një faqe donacionesh për kthimin e trupit të saj në qytetin e lindjes nga Gramado ku ajo jetonte.
Policia vendase tha se po heton shkaqet e vdekjes.
Top Channel