Sektori i ndërtimit nuk po njeh ritme ngadalësimi duke vijuar te jetë lokomotiva e ekonomisë shqiptare.

Lejet e miratuara ne tremujorin e dyte te vitit janë rritur me 50% në krahasim me një vit me pare. Durrësi është bashkia me numrin me te madh te lejeve qe janë miratuar, por Tirana vijon të kryesojë për sipërfaqen që pritet të zhvillohet.

Nga 509 lejet e miratuara gjatë kësaj periudhe 73% e tyre ishin për banesa rezidenciale, ndërsa 15.3% për ndërtesa industriale, hotele dhe qendra tregtare dhe 11.1% për punime inxhinierike.

Në kryeqytet, sipërfaqja e lejes së ndërtimit është dyfishuar nga tremujori i mëparshëm, ndërsa vlera totale e miratuar arrit në rreth 460 mijë metra katrorë. Durrësi nga krahu tjetër ka dhënë 50% më shumë leje ndërtimi, por sipërfaqja është  më e ulët.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti ndërkohë numri i lejeve të dhëna për hotele është rritur me 11%, kjo edhe si shkak i bumit të turizmit.

Nga të dhënat vërehet ndërkohë se vlera e punimeve dhe sipërfaqja ka pësuar rënie në krahasim me një vit më parë, pavarësisht lejeve të rritura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA