Kryeprokurori Dumani është kërcënuar? Balla: E vërteta është ndryshe, fola me drejtorin e Policisë

30/08/2023 13:56

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i pyetur nga gazetarët nëse kryeprokurori Altin Dumani është kërcënuar, u përgjigj se nuk ka marrë një informacion të tillë.

“Hidhet diçka në media dhe kjo gjë bëhet pjesë  e lajmit të ditës. E vërteta është ndryshe. Dua të garantoj jo vetëm prokurorët, por çdo qytetar, që policia është në detyrë për të garantuar që çdo kush të jetë i sigurt”.

Balla tregoi për mediat, bisedën me drejtorin e Policisë së Shtetit.

“Kam komunikuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, që të marrë kontakt me zotin Dumani, për të garantuar sigurinë e tij, si për të çdo qytetari. Deri në momentin që flasim, nuk jam i informuar që të kemi një problematikë të tillë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA