“Hëna Blu” ka dhënë shfaqje mahnitëse mbrëmjen e sotme në të gjithë rruzullin tokësor ndërsa pamjet e saj spektakolare janë fotografuar edhe nga Tirana.

Hëna e plotë që ndodh dy herë në të njëjtin muaj quhet hëna blu.

Fenomeni i hënës blu ndodh mesatarisht çdo 2.5 vjet, kjo ndodh për shkak të ciklit Metoni, një periudhë prej 19 vjetësh ose 235 muajsh hënor, pas së cilës hëna e re dhe e plotë riformohen me të njëjtat data të vitit që krijojnë fenomenin. Në vitin 2018 do të kemi dy hëna blu sepse ka 13 hëna të plota plus një në shkurt pa hënë të plotë.

Hëna Blu zakonisht quhet “superhëna” për shkak të distancës së saj nga Toka në kohën e Hënës së plotë. Për shkak se orbita e Hënës është eliptike ose në formë ovale, ka raste kur ajo është më afër Tokës se të tjerat. Kur Hënat e plota ndodhin atëherë kur Hëna është afër pikës së saj më të afërt me Tokën, Hëna mund të duket deri në 14% më e madhe në qiell. Megjithëse ndryshimi i madhësisë nuk është i mjaftueshëm për t’u vënë re për shumicën e vëzhguesve të qiellit, mjafton që këto hëna të jenë më të shndritshme. Ia vlen t’u kushtoni kohë për t’i parë në qiellin e pastër të natës.

Superhënat, megjithëse nuk ndodhin çdo muaj, nuk janë aq të rralla. Ato mund të ndodhin diku nga dy deri në pesë herë në vit. Në fakt, pothuajse 25% e të gjitha hënave të plota janë superhëna, sipas NASA-s. E ashtuquajtura “Super Hëna Blu”, kombinimi i një Hëne Blu dhe një superhëne, ndodh më rrallë. Ndërsa është e mundur që të ketë dy Hëna Super Blu në një muaj, koha mesatare midis tyre është 10 vjet deri në 20 vjet, sipas NASA-s.

Hëna e ardhshme Super Blu do të ndodhë në vitin 2037, kur dy do të ndodhin në të vërtetë relativisht afër njëra-tjetrës – një në janar dhe një tjetër në mars.

FOTO GALERI
10/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA