Doktorët që udhëtonin bashkë shpëtojnë jetën e fëmijës që humbi ndjenjat gjatë fluturimit (fotot)

30/08/2023 18:31

Fëmija i vogël kishte çngjyrosje të lëkurës prej mungesës së oksigjenit në gjak, si dhe nuk kishte puls.

Pesë doktorë të një spitali në Indi që po fluturonin së bashku arritën të risillnin në vete fëmijën dy vjeçar kur ajo nuk po merrte më frymë, gjatë një fluturimi të brendshëm drejt kryeqytetit Delhi.

Doktorët ishin duke u kthyer nga një konferencë mjekësore në qytetin jugor të Bengaluru, Kur punonjësit e fluturimit bënë njoftimin e emergjencës për fëmijën pa ndjenja.

Lëkura e të voglës kishte marrë nuanca blu nga çngjyrosja dhe mungesa e oksigjenit, shkruanin mediat vendase.

“Sapo u dha njoftimi ne ekzaminuam fëmijën dhe pamë që nuk kishte puls, kishte duar e këmbë të ftohta dhe nuk po merrte frymë”, tha Dr Damandeep Singh, kardiolog në spitalin e Delhi, All India Institute, për rrjetin vendas The Indian Express.

Ai bashkë me kolegët – Dr Navdeep Kaur, Dr Rishab Jain, Dr Oishika, e Dr Avichala Taxak – nisën një trajtim emergjence me frymëmarrje artificiale dhe duke tentuar të manovronin rrugët ajrore të të voglës, me përkulje të qafës apo ngritje të mjekrës.

“Bëmë dhënien e ndihmës së shpejtë dhe procedura sipas mundësive të kufizuara që kishim, vendosëm një injeksion dhe rrugët ajrore u vendosën në pozicion emergjence nga doktorët, që rrjedhimisht bënë të riniste zemra e fëmijës,” shkruan doktori në komentin e ngjarjes.

Teksa doktorët punonin linjat ajrore Vistara u koordinuan për një ulje emergjence.

Doktorët arritën të mbanin në jetë fëmijën që u dërgua në spital pas uljes, dhe ende gjendet aty në gjendje të pastabilizuar, njoftojnë vendiat vendase.

FOTO GALERI
1/3
Grupi i doktoreve e doktoreshave po ktheheshin nganje konference mjeksore

Top Channel