Shërbimi i Zjarrfikësve në Tiranë, janë mobilizuar këtë të martë për të shpëtuar një kotele që kishte hipur në majë të një peme.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga qytetarët për të shpëtuar macen, e cila kishte disa orë që qëndronte në majë të një peme prej nga nuk zbriste dot më. Kryebashkiaku Erion Veliaj postoi videon nga ky moment:

“Kolegët e shërbimit zjarrfikës na mbrojnë çdo ditë nga zjarret, por shpëtojnë edhe kotele, si kjo që kishte mbetur në pemë. Faleminderit”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA