Një 39-vjeçare nga Berati është nën hetim pasi tentoi të nxirrte nga vendi ynë 11 150 euro të padeklaruara.
Gruaja me iniciale K. Q., u kalua për kontroll në vijë të dytë në Kakavijë, ku iu gjetën paratë e padeklaruara sicc e përcakton ligji.
“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është konstatuar dhe goditur 1 rasti i mosdeklarimit të të hollave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Top Channel