“Pasi e goditi në gjoks me shtizë, algjeriani iku në plazh”/ Vrasësi i Klajdi Bitrit: Ishte aksident

29/08/2023 17:47

Molloul Fatah, 27-vjeçari algjerian i arrestuar për vrasjen e Klajdi Bitrit me shtizë i tha policisë së nuk e ka kuptuar se ka qëlluar të riun shqiptar dhe se vrasja ka qenë aksidentale.

Sipas dosjes hetimore Fatah pasi e ka goditur të riun i ka hequr shtizën nga gjoksi dhe është larguar.

Nëse algjeriani ishte në dijeni të asaj se çfarë kishte bërë ajo që ndodhi më pas është dhe më e habitshme për hetuesit e çështjes. “Ai shkoi në plazh me të fejuarën e tij dhe ndoshta përdori të njëjtën pushkë peshkimi dhe ndoshta të njëjtën shtizë që i hoqi të riut shqiptar nga gjoksi për të peshkuar, e njëjta shtizë me të cilën 3 orë më parë kishte vrarë një njeri”

Vrasësi, u kap pas disa orësh, ishte pa këmishë dhe me fytyrën për tokë dhe bërtiste i dëshpëruar: “Jo, jo, nuk e vrava”

“Ku është pushka?” e pyeti një karabinier të dashurën që ishte aty. Dhe ajo tregoi një çantë në tokë, afër Fatahut.

Dinamika e ngjarjes

Dinamika e ngjarjes sipas dosjes e rindërtuar nga karabinierët dhe nga hetuesit është kështu:

Në ngjarje janë përfshirë: janë tre makina, në të parën një familje dhe në timon ishte gruaja; në të dytin, një Opel Astra, ishin Fatah dhe e dashura me të cilën jetonte në Jesi; dhe në të tretën, një Mercedes me targa belge, ku ishin dy vëllezërit Bitri miq të familjes që ishin në makinën e parë.

Ndodhi që gruaja ngadalësoi shpejtësinë sepse nuk e dinte mirë rrugën, dhe Fatah nervozohet dhe e ofendon me fjalë. Bashkëshorti i gruas në timon nervozohet dhe i thotë algjerianit “shkofsh në ferr”. Të dy burrat tashmë të acaruar dalin nga makinat dhe fillojnë të zihen me grushte. Në këtë moment hyn ti ndajë Klajdi i ndjekur nga i vëllai dhe miku i tyre që ndodhej në makinë më ta. Fetah merr pushkën e ujit dhe gjuan me shtizë. Shtiza godet Klajdin në gjoks.

“E mora pushkën për t’u mbrojtur”, thotë Fatah.

“Nuk është e vërtetë, se ka qëlluar Klajdi me grushte ai hyri ti ndante”, thotë vëllai i viktimës.

“Algjeriani e ka goditur me shqelma dhe grushte burrin tim – thotë gruaja që ishte në timon në makinën e parë.

“Klajdi, vëllai dhe miku i tyre vrapuan për të na mbrojtur dhe kur algjeriani i pa përballë, hapi bagazhin, nxori pushkën dhe qëlloi Klajdin. Në mes të gjoksit”, janë dëshmitë e mbledhura nga hetuesit.

Hetuesit duket se besojnë më shumë në këto versione të fundit.

“Kam hapur dosjen për vrasje të rëndë me dashje, për arsye të kota”, tha prokurorja e Ankonës, Monica Garulli, e cila urdhëroi që sot ti bëhej autopsia trupit të Klajdit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA