Ka nisur këtë të martë regjistrimi i maturantëve fitues në të gjithë fakultete e vendit.

Por, në mjekësi duket se fituesit kanë nxituar të regjistrohen që ditën e parë pasi janë krijuar. Regjistri i raundit të parë do të vijojë deri në datën 11 shtator ku presupozohet të plotësohen 80% e kuotave të pranimit për të vijuar me raundin e dytë, ku ata që janë renditur poshtë vizës së kuqe të futen në vendet që lirohen, nga ata të cilët kanë fituar disa degë.

Fituesit në mjekësi janë mesatare të lartë të maturës  por për herë të parë këtë vit u fut dhe provimi çfarë selektoi më të mirët. Për herë të parë futet dhe detyrimi që  pas përfundimit të studimeve, do të duhet të punojnë për 5 vite në Shqipëri.

“Kemi firmosur. Pasioni e mund këtë lloj ligji. Unë e kam shumë pasion, kështu që çfarëdo pengese të më dalë para, nuk do të më dalë”, tregon një nga studentet.

Kontrata për të punuar për 5 vite në Shqipëri do të nënshkruhet në një moment të dytë pasi  ligji hyn në fuqi në 31 gusht. Këtë vit pranohen si kuota të lira 400 studentë të rinj, 40 më shumë se një vit më parë. Raundi i dytë i regjistrimeve për vendet që lirohen do të vijojë deri në datën 1 tetor pra një ditë para fillimit të vitit të ri akademik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA