Roberto Mancini u prezantua e kësaj të hënë në Riad si trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite.
Në konferencën e dhënë për shtyp, tekniku zbuloi se ka nisur bisedimet me Arabinë Saudite për këtë lëvizje vetëm gjatë muajit gusht dhe jo më përpara.
“Kam filluar të flas me Federatën në mes të gushtit, është normale që disa nga ndihmësit e mi nuk e dinin këtë situatë dhe tani duhet të zgjidhin situatën në Itali. Ne jemi këtu për momentin, pastaj do të bashkohen të tjerët, kemi kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka. Dua të falënderoj lojtarët që mundën Argjentinën, duke lejuar Italinë të mbajë rekordin e saj të pamposhtur prej 37 ndeshjesh. Mendoj se lojtarët janë përmirësuar shumë në 10 vitet e fundit, ne duam të bëhemi më të mirët në Azi dhe do të duhet punë, por gjithashtu një atmosferë e mirë”, tha trajneri italian. /Supersport
Top Channel