Incidente në trafikun hekurudhor polak! Sinjale me himnin rus në sfond ndalojnë trenat, autoritetet nisin hetimet

29/08/2023 10:46

Autoritetet e sigurisë në Poloni po hetojnë disa incidente të ndërprerjes së trafikut hekurudhor. 

Sinjalet e paautorizuara hekurudhore ndaluan trena të shumtë gjatë fundjavës – me himnin kombëtar rus të dëgjuar në sfondin e disa prej sinjaleve.

Hekurudha e Polonisë është rruga kryesore e transportit për mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që shkon në Ukrainë.

Rrjeti transporton gjithashtu eksportet bujqësore të Ukrainës në tregjet më në perëndim.

Dy burra rreth të 20-tave – përfshirë një oficer policie – u arrestuan të dielën. Stanislaw Zaryn, zëvendës-koordinator i shërbimeve të inteligjencës polake, tha të hënën se nuk kishte “asgjë që të tregonte se problemet u shfaqën nga frymëzimi i një vendi të huaj”.

Por situata gjeopolitike kërkon që ne ta analizojmë çështjen nga afër për të përcaktuar se kush mund të qëndrojë pas incidenteve të tilla,” tha ai.

Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Polonisë tha se 16 persona, kryesisht të huaj, janë arrestuar në vend me akuzat për spiunazh për Rusinë, duke përfshirë mbledhjen e informacionit mbi sistemin hekurudhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA