I vodhi telefonin një turisti italian, vihet në pranga një 33-vjeçar në Përmet
29/08/2023 09:25
Një 33-vjeçar nga fshati Malshovë në Përmet është vënë në pranga pasi vodhi telefonin e një turisti italian 23 vjeç.
Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës” në Përmet, ku u bë menjëherë identifikimi dhe kapja e 33-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Top Channel