Edhe pse është kulmi i verës dhe i prodhimit, çmimet e fruta perimeve nuk njohin ulje.
Sidomos pensionistet përballen me vështirësi për përballimin e ushqimeve të përditshme të shportës.
“Sipas lekëve që marrim, na duken shtrenjtë se një pension 160 mijë lekë marr. Pagova drita ujë, ikën 50 mijë lekë, mora dhe këto, ikën 70 mijë lekë. Çfarë do bëj me të tjerat unë për një muaj”?
“Të jetë për t’i blerë më shtrenjtë, i blejmë tek dyqani tek lagjja. Këtu vjen, por edhe këtu çmimet janë shumë të larta. Një kg domate 1200-1300-1500 lekë, bamja është e shtrenjtë. Nuk përballohet”.
“Në gusht gjërat duhet të jenë më lirë, është gjynah prej Zotit. Ku e përballojmë? 110 mijë lekë pension marr unë, 140 merr burri, 250. Çfarë do marrësh? Asnjë gjë, me çfarë t’i marr? Janë shumë shtrenjtë”, janë shprehur disa pensionistë.
Nga ana e tyre tregtarët thonë se prodhimi vendas shkon për eksport, ndërsa në tregjet tona shihet fruta e perime që vijnë nga Turqia e Maqedonia. E ndërsa stina e verës është drejt fundit, dimri pritet të sjellë rritje të mëtejshme çmimesh e për pasojë më shumë vështirësi për qytetarët.
Top Channel