Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut Vlorë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 12 drejtues mjetesh janë arrestuar, pasi shkelën rregullat e qarkullimit në drejtimin e mjetit, duke u kthyer në rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Po ashtu, janë pezulluar 8 leje drejtimi, 4 prej të cilave për drejtim të mjetit në ndikimin e alkoolit.
Ndërkaq, janë ndëshkuar 82 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 60 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; dhe 689 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia Rrugore e Vlorë apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.
Top Channel