Rezidentët e Moskës kërkojnë qetësi mes shtimit të sulmeve të natës me dronë (fotot)

28/08/2023 19:11

Banorë të Moskës diskutonin sot shtimin e sulmeve me dronë në kryeqytetin rus në dukje nga ushtria e Ukrainës.

Njerëz të intervistuar nga mediat shpreheshin të shqetësuar ndërsa të tjerë thanë se ndjeheshin të qetë, duke besuar se ishin mjaftueshëm të mbrojtur nga ushtria.

Pensionisti Konstantin, tha se ka besim te autoritetet dhe nuk shqetësohet për sulmet.

“Unë jam i qetë, ka personel e pajisje të mjaftueshme mbrojtjeje, sistemet e mbrojtjes ajrore thonë se janë në gatishmëri, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”, u shpreh i moshuari.

Ndërsa 40 vjeçari Tigran, tha se ishte shqetësuar nga sulme e fundit natën në qendër të qytetit, por edhe ai në përgjithësi ndjehej i sigurt.

“Ka disa pasoja negative nga sulmet me dronë por në përgjithësi nuk ndjehem i trembur, deri tani jeta vazhdon normalisht”.

Një dron ukrainas goditi javës që shkoi një ndërtesë në ndërtim në zonën financiare të Moskës që ishte sulmi i gjashtë i këtij lloji në kryeqytetin rus.

Pamjet në media tregonin momentin e shpërthimit dhe vrimën që shpërthimi kishte lënë në fasadën e ndërtesës.

Zona financiare e Moskës është katër km larg ndërtesave qeveritare të Kremlinit.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar disa dronë të tjerë sulmues në pjesën perëndimore të qytetit.

Ukraina ka thënë se ka kryer sulmet për të treguar aftësinë e goditjes së Moskës dhe për të ruajtur vëmendjen e atyre që “duan të harrojnë sulmin ndaj Ukrainës”.

FOTO GALERI
2/7
Njerëz të intervistuar nga mediat shpreheshin të shqetësuar ndërsa të tjerë thanë se ndjeheshin të qetë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA