Një 32-vjeçar shqiptar dhe një 20-vjeçare greke mbetën të plagosur të dielën në mbrëmje jashtë një shkolle në rrugën Panormou në lagjen Ambeloqipi të Athinës.
Sipas policisë greke, dy të plagosurit kanë marrë plagë nga armë zjarri pistoletë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia thotë se dy personat nuk njiheshin me njëri tjetrin.
Policia dyshon se shënjestra e atentatit ka qenë shtetasi shqiptar, 32-vjeçari Jorgo Zeneli.
Sipas informacioneve të para, Zeneli ka qenë i ndaluar disa herë prej policisë greke për shitje të sasive të vogla të drogës, ndërsa dy herë është kapur dhe është deportuar pasi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi.
Në databazën e policisë helene, ai është skeduar edhe me emrin Rafaelo Tona. Hetimet lidhur me ngjarjen janë nisur nga departamenti kundër krimeve të policisë së Athinës.
Top Channel