Numra rekord emigrantësh afrikanë mbërrijnë në ishullin italian të Lampedusa (fotot)

28/08/2023 18:19

Autoritetet në ishullin italian të Lampeduza po bënte thirrje për ndihmë prej numrave rekord të emigrantëve që po mbërrijnë në brigjet e tyre. Në dy ditët e fundit raportohet se aty kanë arritur 63 barka me më shumë se 1,800 emigrantë.

Llogaritet se rreth 4,000 emigrantë ilegalë, duke përfshirë rreth 240 minorenë të pashoqëruar, janë tashmë në ishull, shifra më e lartë e regjistruar deri tani.

Autoritetet thonë se ditët e fundit kanë shënuar një rritje të paparecedentë e të pashpjegueshme të fluksit në ishull, teksa prej fillimit të vitit shifra e të ardhurve llogaritet rreth 110,000.

Shumica e barkave kësaj vere kanë ardhur nga Tunizia edhe pse është e pakuptueshme sesi ato arrijnë të kalojnë detin në kushtet e dobëta teknike në të cilat gjenden. Kritiket në vend akuzojnë se trafikantët e refugjatëve bashkëpunojnë me anijet e OJQ-ve për shpëtimin e refugjatëve që patrullojnë Mesdheun.

Kryebashkiaku i Lampedusa, Filippo Mannino, i bënte thirrje sot qeverisë qendrore të Giorgia Meloni për reagim të shpejtë, duke thënë se nuk e kuptonte strategjinë e ministrisë në lidhje me emigracionin, veçanërisht përballë numrit të madh të ardhjeve.

Qeveri e djathtë e Meloni erdhi në pushtet me premtime të politikave të djathta anti-emigracion por çështja deri tani nuk ka parë asnjë ndryshim.

“Unë kërkoj përgjigje të menjëhershme, qeveria nuk duhet të shpërdorojë më shumë kohë,” tha kryebashkiaku i Lampedusa.

FOTO GALERI
2/3
Qeveri e djathtë e Meloni erdhi në pushtet me premtime të politikave të djathta anti-emigracion por çështja deri tani nuk ka parë asnjë ndryshim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA