Maturantët kanë mësuar se në cilat universitete kanë fituar të drejtën e studimit dhe duke nisur nga nesër në 29 gusht deri në 11 shtator mund të regjistrohen pranë institucioneve të arsimit të lartë.

Dekani Dhori Kule në një deklaratë për shtyp njofton se Fakulteti Ekonomik vazhdon të jetë ndër  zgjedhjet kryesore të të rinjve si një alternativë e sigurt për punësim në të ardhmen.

“Fakulteti Ekonomik kishte 8500 aplikantë, 43% e maturantëve të Shqipërisë”- tha Dhori Kule.

Por kjo nuk është e vetmja procedurë për të hyrë në universitet. Maturantët kanë një mundësi të dytë aplikimi në portalin universitar u-albania nga 15 deri në 17 shtator.

Më tej , tre ditë kohë nga 18-20 shtatori  iu është vënë në dispozicion universiteteve të publikojnë listat e renditjes së fituesve dhe regjistrimi për raundin e dytë do të kryhet nga 22 shtatori deri në 1 tetor.

Ndaj drejtuesit akademikë njoftojnë se ka hapësira për të pritur studentët të cilët nuk kanë fituar degën që duan menjëherë me raundin e parë.

“Edhe sikur të regjistrohen të gjithë studentët që kanë aplikuar, Fakulteti Ekonomik ka ende 291 vende”- tha Kule.

Universitetet tashmë janë në garë me njëri tjetrin për të mbushur auditorët. Fakulteti Ekonomik I nxit të rinjtë të regjistrohen në programet e tij pasi ofron krahas mësimit në gjuhën shqipe, edhe degë në anglisht.

Viti i ri akademik do të fillojë më 2 tetor dhe shqetësim për institucionet e arsimit të lartë mbetet sërish rënia e numrit të studentëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA