Partia Socialiste ka njoftuar anëtarët e Asamblesë Kombëtare për mbledhjen e ardhshme paralajmëruar disa ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama.

Top Channel mëson se ora 16:30 e të Hënës 4 Shtator, do ta gjejë të mbledhur këtë asamble në Tiranë.

Siç edhe kryeministri Rama paralajmëroi javën e shkuar, nga kjo Asamble pritet të bëjë publike ndryshimet e mundshme në qeveri.

Kjo do të thotë se ethet e ndryshimeve kanë nisur në Këshillin e Ministrave.

Data 4 shtator do të jetë një ditë vendimtare se kush nga ministrat e kabinetit Rama 3 do të qëndrojnë e kush ikën.

Ajo që nuk dihet lidhet me faktin sa do të jetë numri ministrave që lëvizin gjë e cila është një çështje ekskluzive e kryeministrit i cili besohet se edhe me këto ndryshime do të surprizojë.

Në Dhjetor 2018 nga Asambleja socialiste, Edi Rama ndryshoi gati gjysmën e ministrave,  me qëllimin siç u deklarua ai të kohë “për dhënien e impulseve të reja qeverisjes”.

Sinjalet e para për ndryshime të forta në radhës e partisë në pushtet që drejton, Edi Rama i dha në asamblenë e fundit të 26 Korrikut.

Për herë të parë në historinë e kësaj force politike en-block shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, paçka se në zgjedhjet e fundit lokale socialistët korrën një fitore spektakolare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA