Ndoti me beton karrexhatën gjatë ecjes në të, ndëshkohet me masë administrative maksimale mjeti i tonazhit të rëndë
28/08/2023 16:10
Një mjet i tonazhit të rëndë është ndëshkuar me masë administrative prej 100 mijë lekësh, pasi në ecje ndoti me beton karrexhatën.
Policia bën me dije se sipas nenit 15/1, pika g, të Kodit Rrugor, ndëshkohen mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë ecjes në të, dhe sipas nenit 21/4 të Kodit Rrugor, mjetet që kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent.
Top Channel