Foto ilustruese

Dy turistë italianë janë plagosur këtë të hënë në Sarandë, pasi teksa udhëtonin me motor, janë përplasur me një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15 në aksin rrugor “Sarandë – Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”.

Motomjeti tip “Dayang” drejtohej nga 27-vjeçari italian, ndërsa pasagjere ishte një vajzë 22-vjeçe. Të dy janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndëkohë që drejtuesi i makinës është shoqëruar në Komisariat, për t’u marrë në pyetje.

Pak ditë më parë, dy italianë, të cilët po ashtu udhëtonin me motor, humbën jetën në një aksident në Ksamil.

Dy të rinjtë italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç që humbën jetën në një aksident rrugor po ktheheshin në shtëpinë e marrë me qira në jug të vendit, pasi kishin festuar ditëlindjen e 32-vjeçarit Tizzano. Motoçikleta e drejtuar nga 24-vjeçari italian u përplas ballë për ballë me një mjet tip Mercedez që drejtohej nga një 17-vjeçar nga Saranda. Mjetet që udhëtonin në kahe të kundërta sipas hetimit paraprak ishin jashtë korsive të tyre, sepse përplasja ka ndodhur në mes të rrugës ndërsa dyshohet se motoçikleta ishte me shpejtësi shumë të lartë e përtej normave të lejuara.

Në Ksamil dhe Sarandë si dhe akset nacionale, prania e policisë këtë verë ka rezultuar e pamjaftueshme për të mbajtur nën kontroll një fluks kaq të shtuar vizitorësh dhe pushuesish.

Në të njëjtin aks rrugor, 4 vjet më parë dy turistë po italianë kanë humbur jetën gjatë një aksidenti  me motoçikletë. Ky segment përdoret shpesh prej turistëve të aventurës edhe për teste e gara shpejtësie të automjeteve dhe motorëve.

Lexo edhe:Turistët e aksidentuar/ Në qendrën e vogël mjekësore në Ksamil ka fluks të shtuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA