Grushti i shteti në Niger/ Franca refuzon ultimatumin për largimin e ambasadorit nga Niamey (fotot)

28/08/2023 16:36

Ambasadori i Francës nuk është larguar nga Niger megjithë një ultimatum prej 48 orësh që iu dha të premten nga autoritetet ushtarake, tha sot me tone sfiduese presidenti Emmanuel Macron.

Ambasadori Sylvain Itte ishte urdhëruar të largohej pas përkeqësimin të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve.

Pas skadimit të afatit të dhënë, presidenti francez tha sot se “lavdëronte” vendosmërinë e zotit Itte për të qëndruar në detyrë.

Muajin e kaluar junta ushtarake rrëzoi nga pushteti presidentin e Niger.

Sot në një fjalim të politikës së jashtme në Paris para ambasadorëve, Macron tha: “Franca dhe diplomatët e saj janë përballur me situata të vështira në vende që nga Sudani deri te Niger që nuk i kishim hasur më parë”.

Presidenti i Niger, Mohamed Bazoum u largua me forcë nga posti në 26 korrik, në një vendim që është dënuar nga fqinjët afrikanë.

Por ambasadori francez Itte ka refuzuar kërkesën e liderëve të rinj të Niger.

Zhvillimi vjen teksa mijëra banorë të Niger kanë treguar mbështetje për grushtin e shtetit duke protestuar dje para një baze ushtarake franceze pranë kryeqytetit Niamey.

Në pankarta ata kërkonin largimin e trupave franceze nga vendi, teksa në pamjet e postuara shiheshin liderë muslimanë dhe ndjekësit e tyre që luteshin jashtë bazës.

Sot në fjalimin e tij Macron thoshte se prezenca ushtarake franceze në Niger “është e domosdoshme” pasi pa të vendi “nuk do të ekzistojë” në kufijtë e tij aktualë.

Ai shtoi se vendet fqinje si Mali e Burkina Faso, që kanë larguar prezencën franceze, “kanë pësuar të njëjtin fat pa Francën”.

Franca mban trupa ushtarake në prej vitit 2013 për operacione anti-terror kundër rebelëve separatistë dhe militantëve islamikë.

Franca më pas zgjeroi misionin e saj thuajse në të gjithë rajonin afrikano-qendror të Sahel – duke përfshirë Burkina Faso, Çad e Niger.//BBC/

FOTO GALERI
1/3
Zhvillimi vjen teksa mijëra banorë të Niger kanë treguar mbështetje për grushtin e shtetit duke protestuar dje para një baze ushtarake franceze pranë kryeqytetit Niamey.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA