Vranë Ramazan Matajn për nderin e motrës, Gjykata lë në burg Arjon dhe Klisman Hasajn
10/01 11:18
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, ka marrë pjesë ditën e sotme në samitin e Bledit, ku ishin të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalës së saj Bërnabiç është shprehur se nisja e negociatave për anëtarësim në BE është shumë domethënëse, edhe nëse kjo gjë s’ka asnjë kuptim për Bashkimin Evropian.
Teksa kërkoi një datë konkrete për nisjen e negociatave, Bërnabiç tha se BE-ja ka një qëndrim drejt Ballkanit Perëndimor sikur çfarëdo që këto shtete bëjnë nuk është mjaftueshëm.
Brnabiç i qëndroi mendimit të saj të mëparshëm që e ardhmja e Serbisë është Bashkimi Evropian.
Top Channel