37-vjeçari shqiptar kërcënoi se “do të hidhte ndërtesën në erë”,  dorëzohet pas 36 orë negociata me policinë italiane

28/08/2023 11:03

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, me probleme të shëndetit mendore, refuzoi shtrimin e detyruar në spital dhe ngriti  barrikadë në shtëpinë që ndan me prindërit e tij, të cilët, nuk ishin të pranishëm në atë kohë. 

Për orë të tëra, zjarrfikësit shtrinë një tendë poshtë ballkonit ku burri shikonte herë pas here jashtë, duke deklaruar se nuk do të kapej i gjallë. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm dhjetëra karabinierë dhe efektivë policie.

Herë pas here ai dilte në tarracë duke bërtitur fraza delirante si: “Nuk do të më kesh kurrë” “Loja mbaroi” , “Unë mund të vdes, por ju nuk do të më keni kurrë me asnjë çmim”, etj,

Ngjarja ka ndodhur në fundjavë, në Morciola di Vallefoglia in via De Gasperi në Pezaro.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte mbyllur në shtëpi bashkë me qenin e tij dhe se  kishte vendosur një flamur shqiptar në tarracë dhe kërcënonte se do t’i vinte flakën vetes dhe do të hidhte pallatin në erë.

Pallati ku banonte 37-vjeçari shqiptar

Si masë paraprake, banesës i është hequr gazi dhe rryma elektrike dhe rruga është mbyllur për qarkullim. Pas më shumë se 36 orësh negociata që burri ishte bllokuar në shtëpi me qenin e tij, ai u dorëzua dhe u transportua në urgjencë.

Në momentin e ngjarjes nëna dhe babai nuk ndodheshin në shtëpi por kur kuptuan se diçka po ndodhte tentuan fillimisht ta bindnin vetë të birin të zbriste. Pasi nuk ia dolën dot vetë ata lajmëruan policinë.

37-vjeçari kishte pasur shpërthime të tilla edhe në të kaluarën aq sa kryebashkiaku i Vallefoglia, Palmiro Ucchielli kishte firmosur dy trajtime të detyrueshme shëndetësore për të.

Në një deklaratë për mediat babai i 37-vjeçarit u shpreh shumë i shqetësuar.

Babai i 37-vjeçarit shqiptar duke folur per mediat

Nuk është hera e parë që ndodh, ne kemi raportuar në shërbimet sociale të komunës dhe shoqatat që të kujdesen për të, por nuk kemi pasur përgjigje. Mjekët e departamentit të psikiatrisë e lanë jashtë dhe mendojmë pa trajtimin e nevojshëm. Jemi të shqetësuar sepse situata mund të degjenerojë”.

Çështja e psikiatrisë dhe trajtimi që u bëhet pacientëve me probleme të shëndetit mendor është shpesh në fokus të debatit politik në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA