Pamjet e shpërthimit në pikën e karburantit/ Një i vdekur dhe 57 të plagosur në Rumani

27/08/2023 15:10

Të paktën një person ka vdekur pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë  mbrëmjen e së shtunës.

Për shkak të zjarrit të madh, zyrtarët kanë zbatuar protokollin emergjent dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës.

Tetë persona kanë pësuar lëndime nga zjarri dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi se një person ka vdekur dhe  57 vetë janë lënduar.

Si pasojë e shpërthimit, autoritetet kanë evakuuar banorët që jetojnë në shtëpitë private pranë pikës së karburanteve.

Kryetari i bashkisë së  Bukureshtit, Peter Florentin, tha për transmetuesin Digi24 se edhe një shtëpi private ishte përfshirë nga zjarri.

Top Channel