Inspektoriati Shtetëror për Mbikqyrjen e Tregut,ka reaguar në lidhje me vdekjen e 17-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Sarandë.
Me anë të një postimi në Facebook, bëhet me dije se pajisja përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.
Si pasojë, ISHMT deklaron se nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se: Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij. ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.”- shkruhet në Postimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në lagjen nr.1.
Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e Lulëzim Allkushi. 43 vjeçari u vu në pranga si personi përgjegjës për montimin e pajisjes së lokalit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i klubit, Spiro Iljadhi, 37 vjeç.
Top Channel